fbpx

Albin Kurti as sot nuk do të takojë as Thaçin as Mustafën

albin-kurti-4.jpg

Kreu i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, kandidat për kryeministër nga ky subjekt politik, Albin Kurti, as sot nuk do ta takojë as presidentin Hashim Thaçi dhe as Kryetarin e LDK-së Isa Mustafa.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lëvizja ‘Vetëvendosje’, nëpërmjet zyrtarit të saj për Media Arlind Manxhuka.

“Në asnjë drejtim që po pyesni, sot nuk është planifikuar takim i z.Kurti. Pra as me presidentin Thaçi as me z.Mustafa. Nuk është planifikuar takim.”-deklaroi Manxhuka.

Ditën e djeshme, Albin Kurti, pas dy ftesave nga presidenti Thaçi për takim, të cilat i refuzoi, u pa në koktejin e fundvitit të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303