fbpx

Albin Kurti u bashkohet studentëve shqiptarë

ALBIN-KURTI-2.jpg

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti i është bashkuar kauzës së studentëve për plotësimin e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë së kryeministrit Rama.

Ai është ndalur në fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës duke thënë se studentët të organizohen gjithnjë e më shumë dhe të vijojnë t’i mbeten qëndrimit të tyre për një arsim cilësor.

Fitoret në histori në shoqëri vijnë nga qëndresa. Aktivizmin e kam filluar pikërisht në krye të protestave studentore në Kosovë. Protesta e studentëve e drejtë kur pedagogët janë më ta. Ndërhyrja e studentëve nuk është për të qeshur. Në Kosovë i kemi ndjekur protestat tuaja. Me protestat tuaja vjen pranvera. Kjo protestë është kundër privilegjeve që kanë të pasurit”, është shprehur Kurti.

Kurti shtoi se arsimi duhet të jetë falas.Sipas tij, arsimi nuk është luks ndaj duhet të jetë falas. “Është në pikëpyetje ardhmëria e shoqërisë shqiptare. Ju bëj thirrje të keni organizim të konsoliduar. Organizimi ju fuqizon. Arsimi nuk është luks”përfundoi Albin Kurti./real-news.tv/

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303