TË FUNDIT

Aleatët e Bashës dalin me një platformë prej 7 pikash, ja qëllimi

Aleatët e Lulzim Bashës kanë publikuar një platformë e cila është me plot 7 pika dhe i referohet qëndrimit të përbashkët politik.

Platforma e plotë:

Të nderuar kolegë!

Po parashtroj më poshtë disa sugjerime për bashkëpunimin e opozitës.

Institucionalizimi i vendimarrjes së kryetarëve të koalicionit opozitar; drejtuar nga kryetari i PD-së.

  • Takim minimumi 1 herë në 2jave i kryetarëve.
    § Takimet të jenë tematike dhe me subjekt të caktuar çështjesh dhe të shoqëruara me vendimarrje të shkruar, si dhe personat përgjegjës që do e ndjekin për zbatim.
    §             Mbledhja eshte e detyrueshme te mblidhet me kerkesen e cdo njerit nga kryetaret e opozites

Tryeza ekzekutive në nivel Sekretari të Përgjithshëm ose n/kryetarësh, drejtuar nga PD. Mblidhet 1here në jave, dhe cdo perfaqesues ka te drejte te therras takim me detyrimin per te prezantuar me shkrim propozimin apo qendrimin tek perfaqesuesit e tjere.

  • Përgatisin axhendën e veprimit të opozitës.
    § Mënyra e organizimit të takimeve, folësit, kur dhe ku do të zhvillohen aktivitetet,  mitingjet, takimet në zona të ndryshme të Shqipërisë.
    §             Takimet me grupet e interesit.
    §             Përcaktimi dhe organizimi i grupeve të punës për platformën dhe reformat që  kalon vendi, me interes kombëtar dhe ndërkombëtar.
    §             Reforma Zgjedhore dhe  mbeshtetja e reformes per nje drejtesi Te pavavru
    §             Qëndrim i unifikuar i opozitës, për Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi.
    §             Në këtë kuadër, të gjitha partitë e koalicionit, të paraqesin opsionet për Reformën Zgjedhore, deri në përcaktimin e një qëndrimi të përbashkët. Propozimet te paraqiten me shkrim brenda 10 diteve.
    §             Reforma Administrative
    §             Drejtimi dhe organizimi i koalicioneve në nivel lokal. Drejtimi nga Partia Demokratike, në mënyrë që të krijohet sinergji në nivel lokal.

Grupi i punës për marrëdhëniet ndërkombëtare:

  • Përgatitja e takimeve me ndërkombëtarët në Tiranë, Bruksel, Vjenë, Berlin, DC, Londër etj., të zhvillohen si opozitë. Kjo formë duhet t`i imponohet ndërkombëtarëve.
    § Përgatitja e një materiali ku të përfshihen; Raporti i ODHIR, Raporti i Departamentit Amerikan për krimin dhe trafiqet, raporte të tjera, si dhe qëndrime të mediave ndërkombëtare si Bild VOA etj, shoqëruar me non-paper nga ana jonë, ku sugjerohen zgjidhje dhe qëndrime të opozitës.
    §             Fakte se si Rama ka shkatërruar proçesin e integrimit europian, sistemin Kushtetues,  ligjore dhe Institucional ne vend
    §             Dialogu per zgjidhjen e krizes se rende politike me prezencë të ndërkombëtarëve, me prioritet zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si rruga për daljen nga kriza.
    §             bashkepunimi me trupin diplomatik në Tiranë, për zgjidhjet që ofrojmë, duke parashtruar me shkrim qëndrimet tona, për të evituar keqinterpretimet.

-Kontakte me partite apo Grupimet politike aleate në BE, US

  • Identifikimi i të gjitha marrëdhënieve politike dhe personale ndërkombëtare dhe përcaktimi i koordinatorëve në çdo shtet.
    § Përcaktimi i deputetëve mbështetës në EPP, ACRE apo IS, si dhe në parlamentet shtetërore.
    §             Takim me drejtuesit e EPP, ACRE dhe Socialistët në PE, si opozitë. Qëndrime deklarative të EPP dhe ACRE, për nevojën e zgjedhjeve të parakohëshme.
    §             Takime ne parlamente, me deputetë EU, Bundestag, Kongresit Amerikan, Parlamentit  Britanik dhe vendeve te BE.
  • Takim me Drejtorin dhe përfaqësuesit e ODHIR, vazhdimi i komunikimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE.
    § Përpjekje për të organizuar seanca dëgjimore në Parlamentin Europian, Gjermani, Itali, USA.
    §             Qendrim I qarte per influencat Ruse dhe Kineze ne ekonomine shqiptare si kercenim per Sigurine dhe pozicionin tone si vend anetar I NATOs

Grupi i Rinisë:

  • Forumet e Rinisë, të institucionalizojnë koalicionin e tyre dhe, të zhvillojnë aktivitete të pavarura nga partitë përkatëse, por si koalicion rinor.
    § Aktivitete ndërkombëtare me të rinj nga PPE, ACRE etj.,  në Tiranë.
    §             Krijimi i një data base dhe netëork me studentë që janë jashtë Shqipërisë, për t`i bërë aktivë, për zhvillimet në vend, dhe ndërtimi i një platforme, forumi diskutimi, për të ardhmen e Shqipërisë

Media:

  • Angazhimi i një grupi mediatik me përfaqësues nga të gjitha partitë.
    § Përcaktimi i një ose më shumë zëdhënësave të opozitës.
    §             Koordinimi i qëndrimeve mediatike, në mënyrë të përditshme.
    §             Krijimi i nje faqe zyrtare dhe rrjeteve sociale per opoziten me nje mesazh politik dhe elektoral te miratuar nga kryetaret.

Krijimi i Senatit të Opozitës:

  • Figura politike dhe qeverisëse të opozitës, si dhe figura inteletuale të artit, mjekësisë, Universiteteve, kulturës, me figuara të shquara, që janë jashtë vendit.
    § Ofrimi i Intektualëve me emër, në emër të bashkëqeverisjes.

Këshilli i ish deputetëve, Ish ministrave, në të gjitha legjislaturat dhe kryetarëve të bashkive.

  • Grup që do të ndjekë gjithë praktikat ligjore, që dalin nga grupet e punës.
    § Analizojnë punën e qeverisë.
    §             Organizojnë dhe drejtojnë takimet, toën-hall, nëpër rrethe, si dhe në TV lokale.
    §             Bashkëpunojnë me strukturat, për të ndërtuar trupën konkuruese, për pushtetin lokal dhe qëndror.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat