Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se kryeministri Edi Rama shpërdoroi miliona euro për interesat dhe inatet personale në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
“Simptoma më e dallueshme e patologjisë së deluzionit është krijimi i një realiteti paralel dhe mospranimi i atij faktik nga ana e të sëmurit.
Kostot e arbitrazheve të humbura, për fatin tonë të keq, janë realitet i bazuar te keqmenaxhimi i palaços, që mendon se duke gënjyer me zë të lartë, do të na infektojë me patologjinë e tij.
Ora e ndryshimit nuk është larg!”, shkruan Alibeaj, krahas videos, që publikoi.

