TË FUNDIT

Alketa Vejsiu i bën surprizën e bukur Tarameles

Xheison Bafti është vogëlushi i edicionit të dytë të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan”, i cili mori vëmendjen e publikut pasi s’mund të shqiptonte dot shkronjën ‘k’.

Ditën e sotme Alketa ka shkuar për t’i bërë një surprizë në fshatin ku Xhejson jeton.

Moderatoja ka filmuar momente gjatë rrugës për në Mushqeta, derisa gjeti shkollën dhe shtëpinë e Xheisonit.

Në videot e publikuara në Instagram, Alketa  gjithashtu tregon se ka shkuar për vizitë në shtëpinë e Xhejson, duke treguar kështu kushtet e vështira në të cilat ai dhe familja e tij jetojnë.

Në fund Alketa e mbyll videon duke pyetur Xhejson: A beson në fat?

Moderatorja ka preferuar të mos e tregojë ende se për çfarë surprize bëhet fjalë.

Më herët, Alketa Vejsiu është shprehur publikisht se ka ndërmend t’i rregullojë jetën vogëlushit nga Mushqeta./real-news.tv/

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat