Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri me anë të një postimi u ka bërë thirrje të gjithë personave që do të udhëtojnë për në SHBA që të mos i tejkalojnë afatet e vizës.
Sipas ambasadës, nëse oficerit konsullor i thuhet që do të qëndroni për dy javë në SHBA, nuk mund të qëndroni më pas gjashtë muaj. Ambasada e SHBA në Tiranë shpjegon se oficeri i imigracionit do të shënojë në pasaportën tuaj se sa kohë mund të qëndroni ndaj dhe porosit që të siguroheni që të mos e tejkaloni.
“Është shumë e rëndësishme që t’i përmbaheni kushteve të vizës tuaj. Nëse ju i thoni oficerit konsullor që do të qëndroni për dy javë në SHBA, ju nuk mund të qëndroni gjashtë muaj. Në pikën e hyrjes në SHBA, oficeri i imigracionit do të shënojë në pasaportën tuaj se sa kohë mund të qëndroni – sigurohuni të mos e tejkaloni! ” shkruhet në statusin e shpërndarë nga ambasada.

