fbpx

Ambasadori gjerman nga Shkodra, flet për integrimin evropian dhe hapat e Shqipërisë

Ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf, duke folur nga Shkodra, ka folur sot rreth marrëdhënieve shqiptaro-gjermane dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Ai tha se Gjermania është një alet i Shqipërisë. Sipas tij  Shqipëria ka shumë për të bërë, duhen plotësuar kushtet, duhet të ngrihet Gjykata Kushtetuese, etj.

‘Shqipëria ka shumë për të bërë, janë kushte për tu plotësuar, këtë s’duhet ta bëjë për Brukselin apo Berlinin, por për vete, siç është Gjykata Kushtetuese dhe kushtet e tjera’, është shprehur Zingraf për gazetarët në Shkodër.

Sipas tij,  ‘Shqipëria ka bërë hapa përpara, ka marrë po për bisedimet për anëtarësimin në BE, kancelarja është shprehur se dyert për Shqipërinë janë të hapura e po punojmë intensivisht  për këtë temë.

Unë mendoj që përqendrimi i presidencës gjermane tek Covid dhe kjo situate nuk ka qenë negative për Shqipërinë, por pozitive. Një BE e forte është një partner më i fortë për Shqipërinë’.