TË FUNDIT

Bizneset gjermane të shqetësuara për tenderët

Anëtarët e shoqatave gjermano-shqiptare të ekonomisë kanë ngritur kohët e fundit gjithnjë e më shpesh shqetësimet për një politikë informacioni dhe transparencë të mangët p.sh. në lidhje me tenderët publikë dhe gjithashtu marrëdhënie pronësore të paqarta në objekte potenciale investimi. Ambasadorja gjermane, Susanne Schütz, thotë se është një detyrë të rëndësishme e qeverisë, të pengojë që ky trend negativ të vazhdojë më tej.

Shqipëria duhet të sigurojë kushtet e duhura themelore për investitorët potencialë – si shqiptarë ashtu dhe të huaj, ku më të rëndësishmet janë siguria, transparenca dhe një administratë mirëfunksionale, efektive dhe jo e korruptuar. Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz, thotë në një intervistë të posaçme për “Monitor” se sipërmarrjet gjermane, pra ato potenciale, por edhe investitorët tashmë aktivë në tregun shqiptar, ankohen shpesh për një politikë informacioni dhe transparencë të mangët, p.sh. në lidhje me tenderët publikë dhe gjithashtu, marrëdhënie pronësore të paqarta në objekte potenciale investimi.

Schütz thotë se marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë e Gjermanisë janë më të ulëta në krahasim me shtetet e tjera të rajonit, pasi këto të fundit kanë pasur lidhje më të hershme me shtetin perëndimor.

Ajo shton se sektorët kryesorë ku investitorët gjermanë kanë shprehur interes janë turizmi, energjia e gjelbër, por edhe bujqësia dhe sektori i shërbimeve.
Schütz pohon se Reforma në Drejtësi është një histori suksesi, teksa shton se kjo reformë mund të kontribuojë në mënyrë thelbësore në rritjen e atraktivitetit të Shqipërisë si destinacion investimi.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat