Angli/ 8 Marsi, “gruaja shqiptare” i flet botës në shqip

Ambasada e Shqipërisë në Londër ka prezantuar gruan shqiptare në këtë 8 Mars, e cila njihet si “Dita Ndërkombëtare e Gruas”.

Gra nga e gjithë bota, të veshura me kostumet e bukura tradicionale shqiptare uruan në gjuhën shqipe duke nxjerr në pah vlerat e femrës shqiptare dhe përkushtimin e saj, në familje, punë dhe kontributin që jep ajo në shoqëri.

Me një kolazh urimesh, në klipin e përgatitur nga ambasada shqiptare në Londër u prezantuan disa nga perlat natyrore të Shqipërisë si dhe meloditë e këngët e bukura shqipe./real-news.tv/