TË FUNDIT

Anxhela Peristeri paska konkuruar në “X Factor Greece”

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka provuar fatin duke konkuruar në “X Factor Greece”, para 11 vitesh.

Anxhela ka publikuar një moment nga konkurimi i saj në Instagram dhe ka rrëfyer:

“Para 11 vjetësh në X Factor Greece provova fatin! Sa isha ngritur nga gjumi me dhunë nga shoqja ime e ngushtë Rafaela. Me dridheshin këmbët se s’dija mirë as gjuhën! Rrugëtimi im artistik ka qenë i mbushur me sakrifica, mund, shumë punë dhe asnjëherë lodhje”,-shkruan ajo.

Artistja konkuroi me një këngë nga këngëtarja e famshme Rihanna dhe ishte vetëm 22 vjeç.

Sigurisht që talenti i saj u përkrah nga juria dhe Anxhela për shumë vite e vazhdoi karrierën e saj në Greqi por vitet e fundit pas rikthimit ajo po e shijon maksimalisht atë në vendin e saj./real-news.tv

https://www.instagram.com/p/BtWZoJNh0fp/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat