TË FUNDIT

Arabia Saudite kërkon të merren masa ndaj Iranit

Princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman ka paralajmëruar se çmimet e naftës mund të rriten nëse bota nuk vepron për  të ndaluar Iranin.

Bin Salman i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të marrë një qëndrim të fortë dhe të prerë kundër Iranit.

“Nëse bota nuk ndërmerr veprime të forta dhe të prera për të dekurajuar Iranin, atëherë do të shohim përshkallëzime të mëtejshme që do të kërcënojnë interesat globale”, tha princi i kurorës.

“Furnizimi me naftë do të ndërpritet dhe çmimet e naftës do të rriten në mënyrë të paimagjinueshme që nuk e kemi parë kurrë më parë”, shtoi ai.

Deklaratat vijnë pas sulmit të 14 shtatorit në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite që tronditën edhe tregjet globale të naftës.

Arabia Saudite dhe SHBA, së bashku me Francën, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe kanë fajësuar Iranin për sulmin, i cili mohon përfshirjen në këtë incident./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat