TË FUNDIT

Arabia Saudite kërkon t’i vendosen kufij Iranit

Arabisë Saudite i ka kërkuar sërish bashkësisë ndërkombëtare ” të vendosë një kufi” në atë që e përshkroi si sjellje agresive, dhe “akte sabotimi” nga ana e Iranit, njoftuan mediat saudite.

Eksportuesi më i madh i naftës në botë, ka thënë se shenjat paraprake tregojnë se Irani duhet të fajësohet për sulmet mbi objektet e naftës saudite.

Arabia Saudite hedh poshtë pretendimet e rebelëve Huthi të Jemenit, të cilët e morën përgjegjësinë për sulmin.

Grupi gëzon përkrahjen e Iranit, mirëpo Teherani ka mohuar përfshirjen në sulm.

Mbreti Salman ka thënë në mbledhjen e kabinetit se sulmi paraqet një “përshkallëzim të rrezikshëm”.

Më 14 shtator, ndodhën disa sulme në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite.

Shtetet e Bashkuara fajësuan Iranin për sulmet përderisa ministria e Mbrojtjes në Arabinë Saudite ka prezantuar disa mbetje të dronëve dhe raketave, që sipas saj dëshmojnë përfshirjen e Iranit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat