Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka marrë vendimin e papritur pas kërkesës së socialistëve për ta shkarkuar atë nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Malaj ka vendosur të rikthehet sërish në Partinë Socialiste, pas tetë vitesh jashtë saj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-deputeti, i cili shkruan në “Facebook” se për 8 vite me radhë ka luftuar kundër arrogancës e babëzisë që kërcënonte trashëgiminë shpirtërore të qindra mijë socialistëve.
“Për 8 vite luftova kundër arrogancës dhe babëzisë që e kërcënonte rëndë gjithë pasurinë dhe trashgimninë shpirtërore të qindra mijë socialistëve dhe mbështetësve të saj. Mjaftistët dhe të babëziturit duket se e molën 99 % PS-në”, shkruan Malaj.

