Eni Çobani dhe ministrja për dialog e Kosovës kane qenë të përfshira në një aksident të rëndë disa ditë më parë e cila u përfol shumë nëpër media.
Fatmirësisht i kanë mbijetuar këtij aksidenti por përjetimi ka qene i tmerrshëm.
Ka qenë moderatori i njohur dhe njëkohësisht miku i ngushtë i juristes, Ardit Gjebrea i cili ka postuar në faqen e tij në Instagram një dedikim prekës për miken e tij.
“Të mendosh se çfarë aksidenti kalove @enicobani… u rrokullise disa herë me makinë – natën, borë, mbi 20 metra në fund… në përrua.E çfarë jemi? Vetëm kalimtarë në këtë botë ku shpesh na zë sytë ligësia dhe intriga, e keqja dhe thika pas shpine!Zoti nuk të mori pranë vetes këtë herë, por të la me ne e dashur Eni. Faleminderit!Ndërkohë sot në mëngjes isha në banesat e përjetshme tek prindërit e mi, e rëndësishme ishte që nuk harrova sapo ika prej aty siç ndodh rëndom dhe uroj ta kem prezent vendin e të gjithëve edhe nesër, pasnesër…Më shërben të perceptoj ndryshe, të sillem ndryshe!” ka shkruajtur moderatori në postimin e tij.
https://www.instagram.com/p/Btb-MaXnn7n/

