Qeveria ka miratuar ditën e sotme në parim protokollin e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërise dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për krijimin e një sekretariati koordinues ndërqeveritar.
Vendimi u mor gjatë vizitës së Ramës në Kosovë në shtator të këtij viti. Gentian Sala, ish-kryetar i Autoritetit të Mediave Audiovizive në Shqipëri, do të drejtojë Sekretariatin. Sala ka drejtuar AMA-n në periudhën 2014-2021. Fakti që ai zotëron të dyja pasaportat, edhe atë shqiptare dhe atë kosovare është një simbolikë që tregon angazhimin e faktin se ka dy pasaporta, shqiptare dhe kosovare.

Për festën e flamurit, gjatë muajit nëntor, është njoftuar se do të mbahet nëDurrës një mbledhje e përbashkët mes dy qeverive. 6 mbledhje të përbashkëta janë zhvilluar mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës që nga vitit 2014. Rreth 150 marrëveshje dhe memorandume janë nënshkruar mes dy vendeve.

