Pas protestës së 13 qershorit në Librazhd Policia e Shtetit vuri në pranga 7 persona dhe po procedon 23 të tjerë. I ashpër ishte reagimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, që hodhi akuza të rënda ndaj ministrit Lleshaj.
Ky i fundit, me anë të një postimi në rrjetin social tëitter, shkruan se nuk ka asgjë politike nga arrestimet në Librazhd, por thjesht puna e Policisë së Shtetit ndaj veprave kriminale të ushtruara nga persona të caktuar. Sipas Lleshajt nëse kreu i PD do t’i etiketojë këto veprime të policisë si politike, është puna e tij.
“Në edicionin e lajmeve në Vizion Plus: Arrestimet në Librazhd? Nuk ka asgjë politike, është thjesht përgjigje e PSH ndaj veprave të pastra kriminale të ushtruara nga persona të caktuar, pavarësisht se duan të etiketohen si politikë.Nëse Basha do t’i etiketojë politike, puna e tij”, shkruan Lleshaj në twitter.

