Arrestimet, paralajmëron ashpër Basha

Pas protestës së djeshme e cila degjeneroi në dhunë dhe akuzave të ndërsjellta të palëve politike, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.

Kryetari i PD-së, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruan se krerët e kësaj qeverie bande i pret burgu.

“Ne jemi deri në fund në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë-bandë që bashkë me krimin dhe oligarkët ka vjedhur dhe dhunuar shqiptarët, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe po kërcënon të ardhmen europiane te Shqipërisë! Fati i qeverisë-bandë është rrëzimi i saj! Krerët e kësaj bande i pret burgu që sot e kanë mbushur me protestues të pafajshëm!”, shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha. /real-news.tv/