TË FUNDIT

Arrestohen 4 persona, procedohen 5 të tjerë, zbulohet shkaku

Policia ka arrestuar 4 persona ndërsa ka proceduar penalisht për moskallëzim krimi 5 të tjerë.  Nëpërmjet operacionit të koduar “Bulevardi”, policia ka goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Goditen dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulevardi” nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale në DVP Tiranë dhe Patrullat e Përgjithshme.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, ndërsa 5 të tjerë janë proceduar penalisht për “Moskallzim krimi”.

Sekuestrohen 320 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, dorezë metalike, fishekë luftarakë dhe 1 pistoletë lodër.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat