TË FUNDIT

Arrestohet 58-vjeçari, shpallet në kërkim djali i tij, Policia jep njoftimin, ja ç’ka ndodhur

Një 58-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij. Dyshohet se babë e bir janë autorë të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 58 vjeç, si dhe punohet për kapjen e shtetasit P. M., 29 vjeç (babë e bir), banues në Shijak, Durrës.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Sallmone, Shijak, në një zonë të pyllëzuar, gjetën fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e marra në rugë operative dyshohet se babë e bir janë autorë të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat