Arrestohet, del nga burgu dhe vjedh 10 mln euro në Rinas

Grabitja-Rinas-palogo.jpg

Njëri nga autorët i identifikuar nga policia si pjesë e grupit të grabitësve të 10 milionë eurove në Rinas, i njohur si Klement Çala, nuk është aspak i panjohur nga uniformat blu.

31-vjeçari është i njohur nga policia, pasi është shpallur në kërkim në vitin 2017, atëherë kur u goditën blindat me para. Në atë kohë, Çala dhe Murataj, arritën t’i shpëtonin policisë.

Në grabitjen e 2017-ës, ai dyshohet si një nga personat kyç në grabitjen e Qafë-Kasharit, së bashku me Admir Muratajn, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit.

Por jo vetëm kaq, në vitin 2015 ai është arrestuar nga policia në qytetin e Vlorës, por më pas në mënyrë të çuditshme ai ka dalë nga burgu duke bërë disa grabitje të bankave në mënyrë të njëpasnjëshme.Kush është Klement Çala: Klement Çala, i biri i Pëllumb dhe Elida Çalës, i datëlindjes 10 qershor 1988, nga Elbasani është një emër i njohur sidomos pas grabitjes së famshme të Bankës Kombëtare Greke në qendër të qytetit të Larisës.

Ai ka qenë i arratisur nga burgu i Trikallas në 22 mars 2013, si pjesëtar i grupit prej 11 personash të Marjan Kolës, Klement Çala, u shpall menjëherë në kërkim nga policia greke.

Klement Çala, i shpallur në kërkim Ndërkombëtar u arrestua nga policia e Vlorës në vitin.

Uniformat blu finalizuan me sukses operacionin “streha e fundit”, ku u bë i mundur arrestimi i 27 vjecarit Çala banues ne Elbasan, si edhe i 29 vjeçarit Alkond Bengasi, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim Kombëtar. Në momentin e ndalimit Çala po lëvizte ne lagjen “24 maji” me automjetin e tij tip “Benz” me targë: AA447KO, dhe i është prezantuar policisë me emrin Semir Koca“, thuhet në njoftimin e policisë në vitin 2015.

Klement Çala u arratis nga Burgu i Trikallas në Greqi, së bashku me Ilir Kupen dhe disa persona të tjerë në 2013-ën. Autoritetet Greke e kane shpallur në kërkim Ndërkombëtar pasi e akuzojnë (në mungesë) për vepra penale, Pjesëmarrje në Organizatë Kriminale, mbajtje armësh dhe e materialeve shpërthyese dhe armëve, vjedhje, etj.

Personi i dytë i arrestuar i cili fshihej në banesën e marrë me qira nga Klement Çala, Alkond Bengasi, i dënuar me 3-vjet e 4-muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në përfundim të operacionit, u sekuestruan një armë zjarri, tip “Pistoletë TT. Dy krehëra të mbushura me fishekë.  Një pasaportë dhe një kartë identiteti të falsifikuara me identitet të Republikës së Kosovës. Një automjet tip “Benz” me targë: AA447KO që i përkasin shtetasit Klement Çala./Real-News/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303