TË FUNDIT

Arta Dade tregon se kush e shkatërroi demokracinë në PS

Ish-ministrja, një prej personaliteteve më të rëndësishme në historinë e Partisë Socialiste, Arta Dade, vijon me deklaratat e saj të forta kundër Edi Ramës.

Në një intervistë të dhënë në Top Channel, Dade akuzoi Ramë se është shkelësi më i madh i demokracisë brenda PS-së.

“Demokracia e brendshme është mbytur. Tashmë çdo gjë është vetëm e emëruar. Shkelen të gjitha nenet e statutit, është ndryshuar statuti në favor të rritjes së autoritetit të numrit 1. I takonte PS të kishte flamurin e luftës kundër elementëve me rekorde kriminale, fatkeqësisht ata u bashkëngjiten pranë PS gjatë kohës që Rama është kryetar sepse PS nuk ka patur asnjëherë individë me rekorde kriminale. Ishte për të ardhur keq që flamurin e dekriminalizimit e mori një parti që edhe në opinionin publik rezultonte një parti e kriminalizuar dhe këtu e kam fjalën për ngjarjet e ‘96, ‘97 dhe ‘98”, tha ndër të tjera Dade.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat