Atentati ndaj prokurorit/ Kontrolle të befasishme në Durrës, Tiranë e Krujë, dhjetëra të shoqëruar

Kontrolle të befasishme në Durrës, Tiranë dhe Krujë.

Mësohet se kontrollet lidhen me atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja. Nga informacionet oparaoprakem, raportohet se kontrollet kanë nisur gjatë natës dhe kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia ka shoqëruar dhjetëra persona, të cilët dyshohet se kanë informacione lidhur me atentatin e mbetur në tentativë dhe po merren në pyetje.

Kujtojmë se edhe ditën e djeshme u shoqërua një person, i dyshuar si autor plagosjes së prokurorit dhe dy personave që e shoqëronin këtrë të fundit.

Policia ka qenë hermetike për këto hetime, pasi ende nuk ka zbuluar asnjë emër nga të shoqëruarit. Kujtojmë se gjatë pasdites së 1 nëntorit, teksa prokurori po udhëtonte me makinë me shoferin e tij Andi Maloku dhe “të fortin e Shijakut” Landi Muharremi, disa persona e kanë qëlluar me breshëri. Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur të tre personat.