Athina miraton nxjerrjen e hidrokarbureve në Kretë

aa-192-696x392.jpg

Një dekret ministror që miraton raportin mjedisor për shfrytëzimin për hidrokarbure në perëndim dhe jugperëndim të ishullit të Kretës u nënshkrua sot nga Ministria greke e Mjedisit dhe Energjisë.

Ministri i Energjisë, Giorgos Stathakis theksoi se “ky raport duhet të ratifikohet edhe nga Parlamenti para përfundimit të verës”.

Ky raport parashikon gjithashtu, ndërmarrjen e masave për të mbrojtur mjedisin nga impakti që ka nxjerrja e hidrokarbureve, si dhe zhvillimin e vëzhgimeve sizmike për të mbrojtur mjedisin nënyjor.

Stathakis shtoi gjithashtu se “marrëveshje konçesioni mbi shfrytëzimin e hidrokarbureve për zonat e Detit Jon dhe Allotment 10 të Gjirit të Qiparisjas, në perëndim të Peloponezit, do të nënshkruhen në javët në vijim”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303