TË FUNDIT

Australia në luftë me macet, pritet të vriten 2 milionë

Australia i ka shpallur luftë maceve të egra.

Deri në vitin 2020, qeveria mendohet të vrasë rreth dy milionë mace të egra, popullsia e të cilave mendohet se kap një shifër midis dy deri në 6 milionë.

Disa zona të Australisë kanë shkuar edhe më tej me masat strikte, duke ofruar 7 dollarë për kokën e një maceje të egër.

Kjo politikë është konsideruar mizore nga shoqata të kujdesit të kafshëve.

Përse do të merret ky vendim?

Macet e egra, të cilat janë të përhapura në 99.8% të vendit, janë vrasëse. Pavarësisht se i përkasin të njëjtës familje si macet shtëpiake, ato të egra janë të detyruara të gjuajnë për të mbijetuar.

Kolonitë europiane qenë të parat që në shekullin XVII morën me vete macet e para në Australi. Që prej asaj periudhe, macet e egra kanë ndikuar që rreth 20 lloje gjitarësh të konsiderohen specie në rrezik për t’u zhdukur, sipas Gregory Andrews, ekspert i gjallesave endemike (Shën.red. Gjallesa endemike – gjallesa që rriten vetëm në një zonë të caktuar). Sipas tij, macet e egra janë një rrezik për gjallesat kombëtare; rreth 80% e gjitarëve të Australisë dhe 45% e zogjve nuk gjenden në asnjë vend tjetër të botës.

Në ditët e sotme, macet vrasin 1 milion zogj vendas dhe 1.7 zvarranikë çdo ditë, tha një zëdhëndës i Departamentit të Mjedisit dhe Energjisë në Australi për CNN.

“Nuk po veprojmë kështu sepse i urrejmë macet, përkundrazi. Jemi të detyruar pasi na duhet të shpëtojmë kafshët e tjera, të cilat na përcaktojnë ne si komb.”

Një vendim i tillë është pritur me shumë kritika të ashpra  sidomos nga shoqatat e kujdesit të kafshëve. /real-news.tv

Burimi: CNN

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat