Autoblinda ushtarake në Rinas/ Ushtria merr aeroportin, debate të ashpra mes palëve politike

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Rinas dy ditë më parë Forcat e Armatosura kanë marrë nën kontroll perimetrin e aeroportit. Sipas një vendimi të fundit të qeverisë blindat e Policisë Ushtarake do të sigurojnë perimetrin.

Ministrja Olta Xhaçka tha se masat e sigurisë, deri në vendosjen të asaj që duhet të kishte bërë koncesionari që në fillim, do të përforcohen edhe përmes ushtrisë.

Por jo i të njëjtit mendim ka qenë Presidenti Ilir Meta, i cili i kërkoi shefit të shtabit të ushtrisë llogari për lëvizjen e ushtrisë në një operacion sigurie në aeroport. Presidenca njoftoi se Meta ka kërkuar të gjithë bazën ligjore në këtë drejtim.

E gjithë opozita ka qenë njëzëri kundër këtij vendimi të qeverisë, duke e cilësuar atë madje edhe si një dëshirë të Ramës për të vendosur Juntë ushtarake në vend. Opozita thotë se ky vendim është antikushtetues pasi nuk ka asnjë bazë ligjore ku është mbështetur. /real-news.tv/