fbpx

Zbardhet autopsia, çfarë e shkaktoi vdekjen e Muratajt

blurblur-1.jpg

Zbardhet autopsia e vrasjes së organizatorit të grabitjes në aeroportin e Rinasit katër ditë më parë, Admir Murataj.

Sipas Report Tv, Admir Murataj u ekzekutua gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë me një plumb në kokë, e cila i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Murataj u vra nga policia në momentin që do të digjte fugonin me të cilin u bë grabitja brenda aeroportit ndërkombëtar të Rinasit.

Goditja në kokë i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme Admir Muratajt, por në trupin e tij nuk është gjetur predha me të cilën është vrarë.

Ai u përcoll dje në banesën e fundit në vendlindjen e tij në Tropojë, ndërsa ende nuk është arrestuar asnjëri nga shokët e tij, të cilët arritën që të arratiseshin bashkë me milionat e eurove që grabitën.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303