Autori ishte i maskuar/ Si u vra 50-vjecari përpara shtëpisë, ishte me gruan, del fotoja e viktimës

Screenshot_2-8.png

Të tjera detaje janë bërë me dije nga vrasja  e 50-vjeçarit, Ahmet Toska mëngjesin e sotëm në Fier.  Bëhet me dije se ai u ekzekutua përpara shtëpisë së tij.

Burime për Report Tv theksojne se 50-vjeçari, Ahmet Toska po shoqëronte bashkëshorten për në punë.

Mësohet se autori ka qenë i maskuar dhe e ka ekzekutuar me një plumb në kokë. Kjo e bën të vështirë për policinë që të hetojë.

“Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier” – njofton policia.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303