TË FUNDIT

Avokat Ngjela vijon ‘luftën’ me Metën

Avokati i njohur Spartak Ngjela nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka komentuar edhe një herë çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

Avokati thotë se Meta gënjen dhe se në Shqipëri sapo ka nisur procesi anti-korrupsion.

Postimi i plotë i avokatit

Çoroditja e Metës, vazhdon ta kthejë mbrojtjen e tij në fajësi…

Meta deklaroi se “Parlamenti nuk është i plotë… kjo është krizë përfaqësimi”.

Jo, zoti Meta, kjo nuk është krizë përfaqësimi, është sakrificë në përfaqësim, për të ndëshkuar të korruptuarit.

Largimi i deputetëve PD dhe LSI, dhe futja në Parlament e deputetëve zëvendësues me arsye krejt e krejt ligjore nuk dha krizë, por sukses për Reformën në Drejtësi. Ky ishte sukses historik, sepse sot shqiptarët janë mu në prag të shpëtimit: në Shqipëri tani posa ka filluar antikorrupsioni si proces.

Meta tha gjithashtu që “jam shtyrë për të zhvendosur me dekret datën e zgjedhjeve të dekretuara, sepse kisha të dhëna se do të digjej Parlamenti “.

Nuk është profesionist prandaj gënjen, duke rënduar veten.

Për këtë rast, pyetjet enigmë janë këto:

Po mirë, ky President, nuk ka qenë fare në gjendje ta ndalonte djegien e mundshme të Parlamentit me forcën e shtetit?

Po mirë, nuk mundej ky President të lajmëronte kryeministrin e ti kërkonte atij shpalljen e masave drastike: nga ndalimi i protestës e deri te vendosja e pjesëshme e gjendjes së jashtëzakonshme?

Pse nuk ka bërë Meta asnjë nga këto?

Sepse ka pritur djegien, domethënë destabilizimin e Shqipërisë, ngaqë vetë rrezikohet nga Reforma në Drejtësi kur të fillojë procesi antikorrupsion. Domethënë, Meta është kundër reformës?

Sigurisht. Këtu ka qenë e gjithë loja e tij antikombëtare…

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat