Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi. Gjatë një interviste televizive, ai ka paralajmëruar se pas 15 nëntorit, “FBI shqiptare” do të bëjë arrestime ne nivele të larta.
“Ne po presim Byronë Kombëtare të hetimit (BKH). Sipas burimeve të mija, ajo përfundon në mesin e këtij muaji, 15-20 nëntor. Do fillojë hetimi. Kjo byro heton vetëm korrupsionin e lartë shtetëror, kryeministër, ministër, ish ministra, deputetë”, tha Ngjela.

