Afrim Beridha, babai i 11 vjeçarit Alvin Berisha ka përgënjeshtruar sot lajmin e shpërndarë në mediat shqiptare të martën për daljen e djalit të tij nga kampi Al Hol në Siri.
Ai shkroi në rrjetet sociale: “Vëllezër e motra, nëna e baballarë, miq e shok mos i besoni kujt për lajmin që u dha, nuk është i vërtetë, Prisni nga unë, jam duke u marrë me letra akoma, ju përshëndes nga larg. Shumë faleminderit, ju rujt Zoti.”
Në një tjetër koment ai shton: “Nuk është e vërtetë që Alvini është jashtë kampit. Alvini është akona më kamp, Mos jepni lajme të kota, ok. Shumë faleminderit.”

