fbpx

Babai i të miturës së përdhunuar merr pjesë në protestë, ja mesazhi i fortë

Babai i 15-vjeçares së dhunuar nga roja i shkollës Abaz Dogu dhe 3 djem të tjerë ka marrë pjesë sot në protestën që po zhvillohet në Tiranë.

Ai foli edhe për mediat e pranishme  “Dëgjova në parlament sot se Edi Rama denoncoi atë djalin. Po për veten time çfarë bëri Edi Rama. Nuk ka vajzë ai, ka djalë. Unë e dëgjova parlamentin në televizor, i lutem fëmijëve, vëllezërve dhe ministrisë së arsimit se fëmijët me një karamele, një akullore gënjehen.

Të rrinë sa më afër fëmijës mësuesja kujdestare, drejtori, drejtoresha, psikologia dhe jam vet i gjashtë jam në hasmëri. I lutem shtetit që të na çojë në një shtëpi tjetër dhe Elvis Naçit, kam një hyrje në filan vend, të na e ndërrojë kokë për kokë. Shkoj tek shtëpia në Paskuqan, më bëjnë shántazhe, do të vras.

Aty është komitet i vogël, unë tani kam shkuar në Babrru, ku gjejnë e bëjnë. I lutem drejtoreshës së Ministrisë së Arsimit, mirë që e vuajti vajza ime, mos ta vuajnë të tjerët. Ai që e bëri, u kalb atje. Unë do e kisha vrarë, po mirë që hyri në burg. Nëse qeveria nuk i jep dënimin e merituar, do ia jap unë si prind. Ai mos të dalë gjallë se jo vetëm mua, por të gjithëve, por kanë pasur frikë të flasin në Babrru”, tha ai.