TË FUNDIT

Balla përsërit sfidën e Ramës për opozitën

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përsëritur edhe një herë sfidën që Kryeministri Rama i bëri të shtunën Bashës dhe opozitës.

Balla është shprehur në një intervistë në “Oranews” se qeveria është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme vetëm nëse opozita bëhet pjesë e zgjedhjeve vendore dhe arrin rezultat më të mirë se në zgjedhjet e kaluara.

“Ne themi merr pjesë në zgjedhjet vendore, konfirmo që ke mbështetje në popull. Fito 31 nga 61 bashki dhe në shtator bëjmë zgjedhje të parakohshme. Por këta duan pushtet në tavolinë. Pushtet në tavolinë, Lulzim, nuk ka”, u shpreh Balla. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat