Balla publikon VIDEON: Gafa e Bashës

bashaballa.jpg

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla duket se i ka kapur Lulzim Bashës një tjetër gafë, të cilën e ka publikuar në një video në rrjetet sociale.

Në video dëgjohet Basha teksa i thotë banorëve se sapo të vijë në pushtet do të ulë me 300 lekë për litër çmimin e energjisë elektrike.

‘Artisti i SHQUP-it nuk ka turp të premtojë çdo gjë. Por kjo shpikja që do ulë edhe çmimin e energjisë elektrike 300 lekë për litër, nuk ishte dëgjuar. Siklet i madh të ka zënë Lulezim, nga njëra anë kryetari i defacto i PD dhe nga ana tjetër kryetari alternativ i opozitës. Vetëm nga sikleti i lëshon edhe këto, se ty s’ta ve re njeri edhe po ia fute kot.

Nejse sa pa të zënë gjumi, nesër kemi Kuvend. Ora 10.00’, ironizon Taulant Balla në Facebook.

/Real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303