Banka e Shqipërisë hedh në qarkullim 10-lekëshin e ri

Në datën 25 qershor 2019 do të dalë në treg monedha e re metalike shqiptare me vlerë nominale 10 Lekë, me kurs ligjor, emëtim i vitit 2018.

Sipas BSH-së, rishtypja e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 10 Lekë, është miratuar me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit në fuqi.

Monedha e re metalike ka të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me monedhën metalike që është emëtim i vitit 2013.

Ndryshimi nga emëtimi i fundit qëndron tek viti i emëtimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhën e re do të jetë “2018”, si dhe drejtshkrimi i fjalëve “LEKË”, dhe “SHQIPËRISË”