Barcelona, dyshimet e mëdha para El Clasicos

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit me Realin e Madridit, Barcelonës do t’i duhet të bëjë pa Leo Messin dhe Ousmane Dembele.

Të dy yjet blaugrana nuk morën pjesë në seancën stërvitore të Barcelonës këtë të hënë. Mungesa e sulmuesit argjentinas ishte parashikuar, pasi pati një kontraktim në ndeshjen me Valencian.

Ndërsa sa i përket francezit Dembele, duket e vështirë që kampioni i botës të stërvitet me ritëm të plotë një ditë për superpërballjes me Realin, pasi nuk stërvitet që pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen me Leganes.

Megjithatë çdo gjë do të qartësohet në ditët në vijim. /Real-news.tv/