Basha: Anulimi i datës së zgjedhjeve nuk është fundi i betejës sonë

basha-ne-proteste.jpg

Kreu demokrat, Lulzim Basha e ka cilësuar vendimin e presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve si fitoren e parë të opozitës.

Në fjalën e mbajtur para protestusve, Basha tha se opozita është e vendosur për ta çuar deri në fund betejën e saj.

“Në këto momente që po flas, ashtu siç e keni dëgjuar, falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme falë bashkimit më të paparë të mendjeve e zemrave të shqiptarëve të lirë, presidenti i republikës ka marrë vendimin për anulimin e 30 qershorit, datës së planifikuar nga regjimi kriminalo autokratik i bandës së Edi Ramës për të ekzekutuar krimin e shëmtuar elektoral, për të kapur përmes një procesi monist anti kushteutes, anti elektoral, antiligjor dhe kriminal, pushtetin vendor. Vëllezër dhe motra kjo është vetëm rezultat i forcës tuaj të pathyeshme, i qëndresës tuaj i besimit tuaj të palëkundur tek vlerat evropiane, të lirisë, të demokracisë, të dinjitetit.”

Sipas Bashës, anulimi zgjedhjeve nuk është fundi i betejës së opozitës por është vetëm fillimi i qëndresës së popullit kundër Ramës

“Ne jemi vendosur për ta çuar betejën tonë deri në fund. Kushtet aktuale nuk mundësojnë zgjedhje. Çdekretimi zgjedhjeve kriminale u arrit falë vendosmërisë së protestës së qytetarëve. Përgjimet e BILD treguan se Rama i vodhi zgjedhjet e 2017 dhe se është kryeministër ilegjitim. Anulimi i procesit kriminal të zgjedhjeve nuk është fundi i betejës”-u shpreh kryetari i Partisë Demokratike./real-news.tv/

scroll to top