fbpx

Basha ashpërson gjuhën me Ramën

76d70171-1466-4063-9779-35174f7b0c1b.jpg

Kryedemokrati Lulzim Basha takoi sot nga afër anëtaret e rinj të Partisë Demokratike në degën 12 në Tiranë, të cilëve iu premtoi një të ardhme më të mirë, tek e cila shkohet vetëm duke “larguar qeverinë Rama” siç tha ai.

Basha ashpërsoi gjuhën ndaj këtij të fundit kur e quajti “Përdhunuesi serial i zgjedhjeve shqiptare, që duhet të largohet njëherë e mirë”.

Ai shtoi se; “Këtë qershor Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Nuk ka hapa para por mbrapa, këto pasoja i vuajnë shqiptarët e thjeshtë, të rinjtë. Si mund të zgjidhet kjo? ka vetëm një rrugë, është rruga që nis me dorëzimin e sendit të vjedhur tek i zoti. Sendi i vjedhur është vota, i zoti jeni ju”.

Ai tha se PD-ja nuk do të heqë dorë nga kushti i saj, për krijimin e një qeverie tranzitore, e cila do të mund të çojë më pas vendin në zgjedhje.

“Largimi i Ramës është i panegociueshëm për ne. Qeveria tranzitore është e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës poltike. Ne s’mund të ishim më fasada e teatrit të kriminelëve, e dëgjuam thirrjen tuaj dhe hodhëm një hap të paprecedentë, atë të djegies së mandateve”, shtoi kryedemokrati.

Më tej Basha shtoi se: “Duke çliruar ekonominë, qeverisjen nga krimi ne do të kthejmë mundësi për punësim, do i kthejmë bujqësisë, sektorit që punëson shumicën e shqiptarëve, jo thjesht shpresën, po do ju japim subvencione direkte pa nipt, pa burokraci, vetëm me kartë identiteti njësoj si Maqedonia e Kosova”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303