fbpx

Basha: Betejë drejt fitores së sigurt, asnjë hap mbrapa

basha-1.jpeg

Vetëm pak orë para protestës kombëtare të opozitës, Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen sot para Kryeministrisë.

Në një postim në Facebook tha se dërgimi i kësaj beteje drejt fitores është investimi më krenar për të ardhmen e fëmijëve.

“Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria për ta çuar këtë betejë drejt fitores së sigurt, është investimi më krenar për fëmijët, për të ardhmen e tyre dhe të çdo shqiptari”, tha Basha.

“Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini sonte në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë. Asnjë hap pas”, shkroi Basha.

Protesta do mbahet në orën 19:00 para Kryeministrisë dhe rreth 1300-1500 efektivë policie janë vënë në gatishmëri./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303