Basha darkon me aleatët, ja mungesa e rëndësishme

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, është parë sot teksa po konsumon një darkë pune me drejtuesit e partive të tjera të frontit opozitar.

Takimi informal mësohet se po bëhet tek ‘Kantina Duka’, ku Agron Duka ka thirrur krerët e partive aleate. Në takim mësohet se është Fatmir Mediu, Agron Duka, Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka.

Ndërkohë që mësohet se mungon Monika Kryemadhi, për shkak të një vizite jashtë vendit, dhe si përfaqësues i LSI është Petrit Vasili.