Basha flet për zgjedhjet lokale nga Shkodra

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur në lidhje me zgjedhjet lokale nga Shkodra, ku ka theksuar se nuk do të lejojë zhvillimin e tyre së bashku me partitë e tjera opozitare.

Më tej, ai u shpreh se do të shënohet fundi i tiranisë dhe fitorja e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

“Për të ndaluar një tjetër tirani të krimit, ia vlen çdo sakrificë. Unë PD, opozita dhe gjithë shqiptarët do të jemi më të vendosur se kurrë për të ndaluar një tjetër monizëm, por kësaj radhe të veshur me krim, korrupsion. Kjo është një betejë “jetë a vdekja” dhe fundi i kësaj beteje do të jetë fundi i këtyre që duan të kthejnë tiraninë dhe fitorja e gjithë shqiptarëve”, theksoi Basha./real-news.tv