24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Basha fton shqiptarët në protestën e 16 marsit

spot_img

Kreu i PD, Lulzim Basha ka lajmëruar se protesta e radhës e qytetarëve shqiptarë do të jetë më 16 mars. Në këtë mënyrë, ai i ka kthye përgjigje kryeminsitrit Rama, duke i thënë se takimi i vetëm do të jetë të shtunën e 16 marsit.

“Hapi i vetëm për të çuar vendin në Europë është t`i japim fund qeverisë së krimit. Takimi i vetëm që unë kam është ai me 16 mars me qytetarët shqiptarë dhe qindra takime të tjera përpara asamblesë. Nuk bëhet fjalë për fatin e një parti politike por për fatin e shqiptarëve”, tha Basha.

Më tej, Basha deklaroi se ‘asamblesë së krimit i ka ardhur fundi’.

“Nuk kërkojmë asgjë për vendin tone së sa kushtet  që Europa ka krijuar për qytetarët e tyre. Ky është një rrugëtim për Shqipërinë si gjithë Europa. Kjo është një rrugë me sakrifica. Asamblesë së krimit i ka ardhur ora. Takimi është me popullin me 16 Mars”, tha kreu i PD./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat