fbpx

Basha: Ja pse telefonova te emisioni ku ishte i ftuar Edi Rama

Kryetari i PD-së ka habitur jo pak vetë kur ka telefonuar mbrëmë në “Opinion” ku ishte i ftuar Kryeministri Rama.

Por sonte Basha është pyetur mbi arsyen pse vendosi ta bëntë këtë dhe tha se “kur ke faktet me vete, kur ke argumentet, ligjin, të vërtetën me vete, pak rëndësi ka nëse je në telefon apo jo. Dje morëm vesh që kemi të bëjmë dhe me një frikacak se nuk pranoi debat”.

“Shqetësimi kryesor që kishte është se nuk i jepte përgjigje pyetjes ku i ke çuar 75 milionë euro të taksave tona. Për sa kohë që këto pyetje që u bënë nuk morën përgjigje, mendoj se shqiptarët shohin, dëgjojnë, se ai ishte një njeri me siklet të madh. Në 30 vite, nuk kemi parë një kryeministër të ketë një siklet të tillë, u çua nga kolltuku me një siklet të madh”, tha më tej Basha në Zonë e Lirë.