Lideri i opozitës, Lulzim Basha thotë se Holanda nuk po ndëshkon shqiptarët, por qeverinë e Shqipërisë. Duke folur në emisionin “Tempora” në RTV ORA ai tha se parlamenti holandez votoi për rikthimin e vizave, pas një sërë raportesh për rritjen e kriminalitetit dhe trafikun e kokainës nga shqiptarët në Holandë.
“Ky vendim shpreh mosbesim ndaj qeverisë aktuale. Për më shumë se 3 vite autoritetet holandeze kanë deklaruar ka shtim të rrjeteve kriminale me bazë Shqipërinë. Bandat janë bërë të fuqishme dhe paraqesin rrezik të madh të pastrimit të parave. Trafikantët që shesin drogë në Holandë kur vijnë këtu nuk ndëshkohen, por bëhen biznesmenë dhe kryetarë bashkie”, – tha Basha.

