TË FUNDIT

Basha mbledh Kryesinë e PD-së, ja mesazhet

Teksa protesta e parashikuar më 16 mars po afron në Partinë Demokratike vijojnë përgatitjet me intensitet të lartë.

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një mbledhje me Kryesinë e PD-së, ku ndër të tjera është shprehur se, në vend nuk ka normalitet dhe se largimi i kryeministrit Edi Rama është çështje e emergjencës kombëtare.

Basha i është drejtuar anëtarëve të Kryesisë me mesazhin se duhet mbajtur lart fryma antiqeveritare pasi sipas tij vendi është në emergjencë kombëtare.

“Largimi i Ramës është çështje e emergjencës kombëtare, në vend nuk ka normalitet. Për Ramën nuk do të ketë asnjë minutë qetësi. Shqipëri me parlament monopartiak dhe kriminelë. Ne nuk do të pranojmë qeveri të kapur nga krimi”, kanë qenë disa nga mesazhit e z. Basha. / real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat