Basha: Me Ramën, vendi drejt një grushti shteti!

“Shqipëria po shkon drejt një grushti shteti me Edi Ramën në pushtet. Në këto kushte kur tashmë nuk ka asnjë iluzion dhe asnjë pikë dyshimi se zgjedhjet parlamentare të cilat u diktuan nga krimi dhe kërcënimet, shantazhet shitblerja e votës nga Avdylajt dhe Bajrat.

Anembanë Shqipërisë rrjetet kriminale të konsideruan si të tilla nga raportet, dy vite më parë të urdhëruar nga Rama dhe kupola socialiste asgjësuan procesin zgjedhor. Raporti i ministrave teknikë në  fund të korrikut të vërtetoi shitblerjen e votës.

Për më shumë se dy vite prokuroria fjeti mbi dosjet kriminale për të kapur në flagrancë kriminelët duke bashkëpunuar me Ballën, Sterkajn, Gjinknurit, Manjën dhe Xhemal Qefalinë. Kjo shkallë masive e shitblerjes së votës ishte shkaku i vetëm i rezultatit paradoksal. Por kjo nuk ka nisur në 2017.

Në 2015 Rama kandidoi për bashkitë në vend kriminelë të kërkuar nga Interpoli me disa emra. Kjo është fillesa e lidhjes me krimin. në parlamentin e vitin 2013 deputetët e PS erdhën nga burgu të kërkuar për trafik droge, vajzash, vrasje dhe lidhje me krimin e organizuar.

2013 është gjeneza e bashkëpunimit të Ramës me krimin e organizuar. Shumëkush mund të mos e ketë dëgjuar.

Rama e nisi me krimin që në krye të Bashkisë së Tiranës. Gjatë kohë kur qeverisi Tiranën nuk dha kurrë një plan të përgjithshëm urban me qëllimin që të ishte vetë Ali e vetë Kadi për dhënien e lejeve për ndërtime. Këto 10 vite shërbyen që të akumulonte muskulin kriminal”