Në përfundim të vizitës së tij në Parlamentin Britanik dhe Dhomën e Lordëve, lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i ftuar nderi në një darkë pune me anëtarë të parlamentit dhe Dhomës së Lordëve në Londër.
Mes pjesëmarrësve në këtë darkë pune ishte Lordi George Robertson, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe anëtar i Dhomës së Lordëve, ndërsa Basha vuri në dukje se pa garantimin e votës së lirë nuk mund të këtë stabilitet dhe zhvillim në Shqipëri.
“Autokratët e korruptuar përbëjnë një kërcënim për demokracinë dhe stabilitetin. Kriza e thellë ne Shqipëri ilustron qartë se pa demokraci dhe sundim të ligjit nuk mund të ketë stabilitet dhe as zhvillim ekonomik. Forcimi i institucioneve demokratike, kontrolli dhe kufizimi i pushteteve, drejtesia e pavarur dhe zgjedhjet e lira janë parakusht për integrimin e vendeve tona në BE. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë jetike për demokracinë dhe legjitimitetin e qeverisë para qytetarëve. Për këtë qëllim hapi më emergjent është shkëputja e lidhjeve të provuara mes krimit të organizuar dhe politikës” vuri në dukje Basha.
Lideri i opozitës i njohu bashkëbiseduesit me propozimet e PD dhe opozitës së bashkuar për daljen nga kriza përmes një procesi të lirë zgjedhor nën kujdesin e një qeverie tranzitore, e cila do t’i çlirojë duart drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëvë të kapur në bashkëpunim me krimin për vjedhjen e zgjedhjeve dhe do të përmbushë të gjitha parakushtet e ngarkuara me ligj për të gararantuar votën e lirë.
“Vetëm një qeveri e dalë nga vota e lirë mund të luftojë krimin e organizuar që e ka shndërruar Shqipërinë, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit, në një bazë operacionale të rrjeteve kriminale, që veprojnë nga Amerika në Europë dhe Lindjen e Mesme.

