31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Basha në Durrës: Rama trajton deputetët si bagëti

spot_img

Nga Durrësi, kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se deputetët e rinj që po zëvendësojnë opozitën shiten e blihen si bagëti në tregun e Milotit.

Shikoni si e trajton parlamentin, si banja publike. Shikoni si i trajton deputetët, si bagëti që shiten e blihen si në pazar të Milotit. A ka shenjë më të qartë të degradimit të këtij pushteti, sesa shit-blerja, e të ashtuquajturve deputetëve të opozitës së re si të ishin bagëti.

Basha tha se përgjigjen për peshkimin e deputetëve, do ta marrë në 16 mars, në protestën e madhe të opozitës.

Provokimet me këta të mjerët që i peshkon sa andej këtej do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët dhe  nga opozita duke filluar me të shtunën, në 16 mars me protestën e madhe që do të zhvillohet në Tiranë. Unë ju ftoj të gjithë të jemi bashkë për ti treguar botës, se koha kur vendin e sundonte një njeri me 5 kriminelë ka marrë fund. Shqiptarët kanë vendosur ta marrin në dorë fatin e tyre dhe nuk ka për të pasur kthim prapa deri në fitoren e qytetarëve.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat