23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Basha në Paskuqan, premton uljen e taksave

spot_img

Lideri i opozitës Lulzim Basha takoi banorët e Paskuqanit për ti ftuar ata që të bëhen pjesë e protestës së 16 marsit .

Basha ka dëgjuar problemet e përditshme të qytetarëve të kësaj zone, duke theksuar se protesta para kryeministrisë është për ndryshimin e jetës s shqiptarsve.

Basha u ka shpjeguar qytetarëve se qeveria Rama është përgjegjese për kushtet  e vështira të jetesës, duke theksuar se Partia Demokratike ka një program për taksa të ulëta.

”Ju jap fjalën se do të jem në krahun tuaj deri sa ta fitojmë këtë betejë. Na pret një qeveri me taksa të ulëta, me mundësi punësimi për të gjithë shqiptarët. Sepse Shqipëria i ka mundësitë të ulë taksat. Ne e kemi planin. Uljen e çmimit të naftës me 300 leke, uljen e taksës së biznesit të vogël në 0.5% të xhiros në vit dhe asnjë taksë tjetër, as lokale as qendrore. Të gjitha do të shkojnë për pushtetin lokal. Do ta heqim taksën e “Rrugës së Kombit”. Duhet larguar kjo qeveri. Kjo qeveri nuk e ka lidhur fatin me shqiptarët, por me kriminelët”-deklaroi Basha./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat