Basha nga protesta: Ja mesazhi që do ta dëgjojë e gjithë bota

Mijëra protestues janë mbledhur para kryeministrisë për të protestuar: Rama ik! Kjo është protesta e shtatë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Në protestën e sotme balonat janë zëvendësuar me tullumbace Rama ik, ndërkohë që të rinjtë kanë formuar një rreth me yje para oborrit përmes të cilit duan të përcjellin mesazhin se edhe vendet e Bashkimit Europian janë kundër qeverisë Rama.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk do të jetë e pranishme në protestë, pasi ndodhet jashtë vendit.

“Ky bashkim popullor është bashkimi i shqiptarëve të vjedhur dhe të dhunuar, të nëpëkëmbur, mashtruar dhe tradhëtuar nga një bandë kriminale që kurresesi nuk mund të jetë qeveria e Shqipërisë. Rama është hajduti i bukës së vogëlushëve tanë. Ta dëgjojë e gjithë bota: Rama ik!”, ka thënë Lulzim Basha në hyrje të fjalës së tij.