fbpx

Basha paralajmëron Ramën: Luftës do t’i përgjigjemi me luftë

basha-rama-780x405.jpg

Pasditen e djeshme kryetari i PD,Lulzim Basha, ka mbledhur aleatët në selinë blu. Bashkë me protestat në rrethe për ndërgjegjësuar qytetarët, opozita shpalli dhe mbajtjen e tubimit të madh kundër qeverisë.

Opozita vendosi të zhvillojë protestën e radhës më datë 21 qershor.

Kreu i selisë blu paralajmëroi se ketë herë demostrata do të jetë jetë më e fortë se nga protestat e zhvilluara më parë.

Basha ka cilësuar veprimet e kryeministrit Rama si shpallje lufte nga ana e kreut të qeverisë. Ai tha se në një situatë lufte përgjigja që duhet të bëhet ndaj atyre që u kanë shpallur luftë qytetarëve duhet të jetë e njëjtë.

Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, Kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo çmim dhe me çdo mjet”,- u shpreh kreu i PD-së. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303